Rama u shpreh se “do të nisi një ëndërr e vjetër ku malet e mrekullueshme të Tepelenës, kthehen në rrugëkalim drejt bregdetit Jon, duke zgjeruar ofertën turistike të një zonë të mrekullueshme të Shqipërisë”.
Kjo rrugë që në fakt është një rrugë gangrenë për turistët që i drejtohen kanioneve të Nivicës, do të rrisë numrin e vizitorëve në këto anë me ndikim në zhvillimin ekonomiko-social.
Rruga lidh Tepelenën, Gjirokastrën dhe Përmetin me rrugën e Lumit të Vlorës dhe bregun e detit, duke krijuar lidhje mes turizmit bregdetar dhe atij kulturor, natyror e historik. Nga Nivica me bukuritë e saj natyrore tek kalaja e Tepelenës dhe zona historike e Gjirokastrës.
Aksi, aktualisht, aksesohet vetëm nëpërmjet automjeteve të larta. Rruga kalon përgjatë shtretërve të lumenjve dhe niveli i saj ngrihet në afërsi të Gusmarit.
Gjerësia e gjurmës do të jetë 4 metër, 2 bankina 0.75 metër, 6 ura të reja, tombino, mure mbajtëse. Prita lumore përgjatë 5 kilometrave do jetë e para në lumin e Kuçit.
Rruga do të ketë ndriçim, trotuare, vepra arti si dhe zona parkimi e pushimi. Do trajtohen si zona urbane qendrat e banuara.
Së bashku me rrugën e lumit të Vlorës, rruga Gusmar-Kuç do të jetë shtysë e fuqishme për shfrytëzimin e potencialeve turistike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërtimi i kësaj rruge, është një investim i konsiderueshëm që ka një implikim të drejtpërdrejtë në rrugët dytësore që lidhin Tepelenën me rrugët kombëtare.
blob:https://www.facebook.com/5bf9817f-38b1-41e7-87fe-d5cfd982f07e