Nis takimi i Këshillit të 11-ë të Stabilizim Asociimit, Kryeministri Rama takon krerët e lartë të BE-së: Kemi lajme të mira sot

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Bruksel për këshillin e 11 të stabilizim asociimit.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka shpërndarë në rrjete sociale foto nga Brukseli, ku vihet re se Rama ka takuar Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe komisionerin europian për zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në këtë takim Rama shoqërohet nga ministrja Olta Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin, Zef Mazi.

Loading...