Nisen për në Botërorin e Katarit, harrojnë fanellat e ndeshjes në shtëpi

Gana është një nga kombëtaret pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit, që starton më 20 nëntor.

Kombëtarja afrikane ndodhet në grupin H, me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut, ndërsa ndeshjen e parë e kanë më 24 nëntor ndaj portugezëve.
Gana është nisur në Katar, por kanë bërë një gafë të madhe. Sipas gazetarit Marc Leonel Chouamo, Gana ka harruar fanellat e ndeshjeve në shtëpi dhe kjo mund të kthehet në një problem të madh.

Për shkak se shërbimi postar në Ganë është shumë i ngadaltë, nuk është e sigurt nëse fanellat do të mbërrijnë në kohë për ndeshjen. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Loading...