Nishani: Gangsterri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon ‘tryezë gjithpërfshirëse’ për integrimin

Ish-presidenti Bujar Nishani iu pergjigj fteses se kryeministrit Edi Rama per nje tryeze me kreun e opozites Lulzim Baha dhe presidentin Ilir Meta lidhur me ceshtjet e integrimit.
Nishani thekson se Rama eshte sjellur si gangster duke asgjeruar te gjitha lirite dhe te drejtat ne vend dhe si i tille nuk mund te kerkoje te ulet me opoziten te cilen e ka burgosur sa here qe ka protestuar.

Postimi i ish-presidentit Nishani:
Gangsterri në krye të qeverisjes anarkiste kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” për integrimin !!!!!
Pasi asgjesoi zgjedhjet e lira dhe demokratike në këtë vend në bashkëpunim me krimin e organizuar,
Pasi asgjesoi institucionet e pavarura duke grisur Kushtetutën e vendit me gazin helmues të policisë,

Pasi asgjesoi ekujlibrat, ndarjet dhe kontrollin midis pushteteve në interes të tradhëtisë kombëtare,
Pasi shkatërroi ekonominë dhe tregun e lirë për të dhjamosur oligarkët e korruptuar,
Pasi asgjesoi drejtësinë me militantët e korruptuar majtistë,

Pasi arrestoi dhe burgosi opozitën në protesta,
Pasi korruptoi dhe asgjesoi median e lirë,
Pasi shkaktoi disa miliarda lek dëme përmes korrupsionit skandaloz (shihni raportet e KLSH në këto 7 vite),
Pasi zboi nga vendi në emigracion një çerek milioni njerëz të një popullsie prej 2 milion njerëzish ,

Pasi tallet, fyen, shan, burgos, varfëron çdo ditë shqiptarët,
Kërkon “tryezë gjithpërfshirëse” !!!!!!!
Integrimi i ka listuar 15 detyrat (urdhëresat) që gangsterrit ja kanë vënë mbi tryezë.
Zgjidhja e integrimit është ajo listë mbi atë tryezë !
Kjo është Shqipëria Sot !
Ky vend evropian në Ditën e Evropës !

Loading...