Nishani krah Harxhit në Berat, sfidon Bashën: Nuk më heq dot nga PD, unë jam për luftë

Kandidatja për postin e kryetares së PD-së në zgjedhjet e 13 Qershorit, Edith Harxhi ditën e sotme ishte në Berat për të shpalosur përpara demokratëve projektin për ringritjen e PD-së.

I pranishëm në takim ishte edhe Bujar Nishani, i cili edhe këtë herë nuk i kurseu sulmet kundër Lulzim Bashës.

“Këto historitë me zgjedhje të parakohshme, kemi që nga 2015 që e themi me njëri tjetrin, tani ka ardhur koha e së vërtetës. Nuk dëbon dot mua as Basha, asnjë, unë jam anëtar i PD-së.
Unë jam për betejë, për luftë. Nëse deri në dhjetor do të mundet Edi Rama, apo 2022, apo 2024 si kryeministër unë do të kërkoj falje të madhe.

Nëse bën një projekt, rritesh dhe hapesh dhe përfaqësohemi në të gjithë Shqipërinë me personazhe që mbledhin vota, e rrëzojmë edhe për dy vite Edi Ramën.

Por nëse ju besoni se do të rrëzohet në shtator, unë nuk e besoj, ata që e thonë këtë nuk thonë të vërtetën” tha ai.

Loading...