Ish-presidenti Bujar Nishani pohoi se maxhoranca nuk mund të shkarkojë dot pasardhësin e tij Ilir Meta.
I ftuar në ‘Frontline’, Nishani tha se nuk ka fakte dhe prova që Meta të ketë shkelur ligjin apo Kushtetutën.
Mes të tjerash ai theksoi se e vetmja që mund ta shkarkojë presidentin është Gjykata Kushtetuese.
“E kam shprehur dhe herë të tjera. Unë nuk mund të bëjë komente të detajuara pasi në këtë çështje kam rekordet e mia si president.
Kam qenë president i Republikës në 2 palë zgjedhje. E kam parë të gjithë lëvizjen e maxhorancës si sjellje jo dinjitoze. Parlamenti se shkarkon dot presidentin e Republikës, pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që e shkarkon.
S’ka fakte e prova që presidenti të ketë shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Maxhoranca ka të drejtë kur të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit mos të zgjedhë atë. Por nuk mund ta shkarkojë.”, tha Nishani.