Bujar Nishani, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, deklaroi sot se kjo qeveri, ky narko-regjim siç e cilëson, duhet hetuar për krim, bashkëpunim me krimin, përfitime nga krimi dhe shpërdorim të rëndë të detyrës.
Nishani është nxitur nga lajmi më i fundit i publikuar nga mediat greke, ku trafikantë shqiptarë me gomone nëpër ujërat greke, bënin pazare droge me trafikantët turq.
Nishani shkruan: “Trafiku i drogës nën narko-regjimin e rilindësve nuk ka të ndalur. Tashmë prej Shqipërisë, drejt Turqisë, mes për mes Greqisë.
Vrasje, drogë, hajdutëri masive, çdo ditë, natë e ditë, ky është modeli që jo vetëm nuk na duhet por ta rrëzojmë sa më parë. Përveç shqiptarëve, narko – regjimi përbën rrezik për shumë popuj të tjerë!
Këta duhen hetuar nga i pari tek më i fundit për krim, bashkëpunim me krimin, përfitime nga krimi dhe shpërdorim të rëndë të detyrës!”