I gjithë vendi është në karantinë, jeta publike është paralizuar e gjitha, aktiviteti ekonomik gjithashtu.
Koronavirusi ka detyruar qeverinë italiane të kufizojë në maksimum liritë e qytetarëve, duke i detyruar të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Mirëpo, jo të gjithë i janë bindur masave. Për këtë arsye, ka nisur ndëshkimi i atyre njerëzve që lëvizin në mënyrë të pa arsyeshme në rrugë.
“Euronews” raporton se ka biseduar me një anëtar të Dhomës së Deputetëve në Itali, përfaqësuese e Partisë Demokratike, e cila është shprehur se njerëzit ende vijojnë të lëvizin të lirë ndonëse janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
“Ne kemi parë shumë njerëz që ende lëvizin. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ky mesazh është bërë i qartë”, është shprehur Qartapelle.
“Është e vështirë në një vend demokratik t`i bësh njerëzit të heqin dorë nga liria”. Ajo gjithashtu i ka konfirmuar medias ndërkombëtare se “njerëzi