Nisin tensionet para protestës së opozitës

Vetëm pak orë para protestës së gjashtë kombëtare të opozitës së bashkuar kanë nisur tensionet e para mes protestuesve dhe policisë.

Në Elbasan janë shoqëruar personat e parë, dhe kjo pa asnjë motiv.

Sipas kreut të Partisë Demokratike në Elbasan, Eugen Isaj deri më tani janë shoqëruar rreth 20 persona, pa asnjë motivacion duke i mbajtur 2 ose 3 orë në komisariat, duke i penfuar kësht ardhjen në Tiranë për të protestuar.

Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjdhjeve lokale të 30 Qershorit.

Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të mrarshohet në disa institucione të rënësishme si parlamenti apo policia.

Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen. Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte./Faxweb.al

Loading...