Një 23-vjeçare po lufton me vdekjen pasi u dhunua brutalisht

Një 23-vjeçare po lufton me vdekjen pasi u dhunua brutalisht. Britney Salim, 23 vjeç, u la e përgjakur, nofull të thyer, fraktura në fytyrën e saj dhe një mushkëri të shembur nga sulmi brutal në Sheffield.

Gjendja e saj mbetet kritike edhe pse është nën kujdesin intensive të mjekëve.

Pretendohet se sulmuesi i Britney-së u ngjit në ballkon, hyri në banesë dhe e masakroi.

Ajo u gjet pa ndjenja në shtrat, por një i afërm, i cili e dërgoi urgjentisht në spital. Kushëriri i saj i cili nuk dëshironte t’i publikohej emri tha:

“Ne kemi një familje të madhe dhe të gjithë jemi të shqetësuar. Ajo u gjet nga tezja jonë teksa ajo ka qenë duke u kujdesur për të bijën.
Kur hyri tezja e saj dhe e gjeti të shtrirë gati të vdekur tha: “Ajo ishte e panjohshme, fytyra e saj ishte e zezë dhe blu”.

“Mjekët kanë shprehen se nga minuta në minutë ajo po përkeqësohet”.

Ajo është zgjuar disa herë dhe kishte shpërthyer me ulërima. Për të qetësuar dhimbjet e saj është prdorur morfinë.

Policia nuk ka qenë në gjendje të marrë një deklaratë të plotë nga Britney ende sepse ajo nuk është në gjendje të flasë.

Loading...