Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë me leje drejtimi të falsifikuar.

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë me leje drejtimi të falsifikuar. Mësohet se shtetasi me iniciale A.S, është arrestuar në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave. Policia njofton se ky shtetas u arrestua pas një informacioni adresuar Policisë së Shtetit, në rrjetet sociale dhe pas verifikimit është mësuar se leja e drejtimit ishte pezulluar për një periudhë 12 mujore.

Njoftimi i policisë
Qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar, denoncohet nga qytetarët, përfundon në pranga.

Pas një informacioni, adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikuar ( me foton e tij por me identitet tjetër), Policia Rrugore e kryeqytetit bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A.S vjeç 29, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikuar me foton e tij dhe identitet tjetër.

Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare si dhe masa administrative plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit, për shtetasin me iniciale A.S, pasi nga verifikimi rezultoi se qarkullonte në mënyrë abuzive gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj, në korrik 2018, për shkak se nuk ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore dhe kishte konsumuar disa shkelje të tjera administrative.

(BalkanWeb)

Loading...