Një aksident është regjistruar sot në Sarandë

Një aksident është regjistruar sot në Sarandë, ku për pasojë një grua ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit bregdetar.

Mjeti që drejtohej nga shtetasi Bajftar Biro, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur gruaja e tij, Mamude Biro.

Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës. Ndërkohë që burri i saj është shoqëruar në polici.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Loading...