Bora dhe temperaturat e ulëta në juglindje të vendit kanë sjellë edhe një pamje më natyrale, sidomos në fshatin turistik të Dardhës në Korçë.
Tre sorkadhe shfaqen shumë pranë rrugës për në fshat, dhe nuk tremben aspak nga automjetet që kalojnë.
Duket se edhe sorkadhet ashtu si njerëzit po i ‘gëzohen’ këtyre ditëve me borë në Dardhë, ku turistët nuk mungojnë këto ditë.
Loading...