“Një çek i bardhë”, Ish ministri pas dorëheqjes: Më thanë plotësoje sa do dhe mbylle gojën

Taulant Muka mori postin e zv/ministrit të Arsimit rreth dy javë më parë, pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili u kap në plagjaturë, pasi denoncimit nga vetë Muka.

Aventura e Mukës në Ministrinë e Arsimit zgjati shumë pak, pasi ai vendosi të jepte dorëheqjen ditën e djeshme, pasi e ka konsideruar të papranueshëm modelin e punës në dikasterin e drejtuar nga Lindita Nikolla.

Muka ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafein”. Ku ka rrëfyer një histori, në kohën kur ai ishte pjesë e lëvizjes studentore në Shqipëri.

Ish-zv/ministri ka treguar se dikush i kishte ofruar një çek të bardhë për të mbyllur gojën.

Muka tha:

Po them një informacion që nuk e kam ndarë me askënd. Kur kam qenë në vit të katërt apo të pestë në mjekësi, kur studioja në Shqipëri, isha pjesë e protestave të lëvizjes studentore për reformën në sistemin arsimor dhe u bë edhe si luftë kundër dekanit në atë kohë. Mua më erdhi një çek i bardh në atë kohë për tu plotësuar nga një person i caktuar, më tha plotëso dhe mbylle gojën, ndërkohë në atë kohë prindërit e mi kishin borxhe, dhe unë e grisa çekun e bardhë. Dua të them me këtë se nuk kam ardhur për të marrë lek dhe nuk e shikoja këtë pozicion për pushtet, por si mundësi për arsimin e lartë, që mendoj se është drama dhe plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare”

Loading...