Mollët kanë zakonisht ngjyrë të kuqe, të gjelbër dhe të verdhë por ka edhe me tre ngjyrat e kombinuara, megjithatë ato mund të kenë edhe ngjyrë vjollcë dhe kuqe të mbyllur.
Të paktën kështu përshkruhet lloji i mollëve të zeza “diamant” që rriten në kodrat e Tibetit dhe duken magjike, sa që shumë persona mezi besojnë që ekzistojnë.
Pjesa e jashtme e tyre shkëlqen dhe ka ngjyrë pothuajse të zezë dhe për këtë quhen diamante të zinj.
Janë temperaturat e larta që i ka bërë këto molla që ngjyrën e kuqe ta shndërrojnë në të zezë, por rol të madh luan edhe lartësia mbidetare prej 3,100 metrave në provincën Ningch ku edhe rriten, dhe temperaturat dallojnë shumë gjatë natës dhe ditës.
Loading...