Një copë xhami në sy gjatë protestës, polici i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale! Mjekët: Ka nevojë për një operacion tjetër

Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë në sy gjatë protestës së djeshme të zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë.

Loading...