Një ditë pas protestës për çmimet super të larta, Rama njofton bashkëbisedim ‘online’ me shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së qytetarëve dje për çmimet, ndërsa ka kthyer metodën që përdori dikur në protestën e studentëve me rubrikën ‘Hajde flasim!”. Ai njoftoi përmes një postimi në ‘Facebook’ se sot do të ketë një komunikim.

“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, shkruan Rama ndërsa takimi virtual do të jetë sot në orën 18:30.

Kujtojmë se dje mijëra qytetarë protestuan para Kryeministrisë, ndërsa bënë thirrje për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit. Më pas protestuesit bllokuan disa rrugë në Tiranë, ndërsa 16 prej tyre më pas u arrestuan nga policia.

Loading...