Një ëmbëlsirë me fanta

Përbërësit:
4 ve
280 gr sheqer
420 gr miell
2 kese vanill sheqer
5 dcl Fanta
1 dcl vaj
1 pluhur për pjekurina
450 gr pjeshka të kulluara nga kompoti ose të freskëta(mundet edhe pa to )

Përgatitja:

Përziejm me mikser vezët me sheqer dhe vanill sheqer.

Pastaj i shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekurina i përziejmë me lugë.Në fund i shtojmë fantën dhe vajin.

I përziejmë ngadal dhe i qesim në tepsi të lyer me yndyrë.

Përmi i qesim pjeshkat e coptuara dhe të kulluara(nese i kemi) dhe e pjekim në temperaturë 180*C rreth 25-30 minuta.

Loading...