Një event motivues, vlerësues e argëtues u zhvillua në Vlorë/ Festivali i familjes ‘Shkollë e Dashurisë’

Federata e Familjes, në bashkëpunim me Federatën e Paqes Universale, Bashkinë Vlorë & Shkolla Elite kanë zhvilluar aktivitetin festivali i familjes “Shkollë e Dashurisë” një event motivues, vlerësues e argetues, ku qëllimi kryesor ishte lartësimi i vlerave të familjes.

Personalitete të dashura të qytetetit e kombit, artistë të mirënjohur, talente të reja, u mblodhen në Festivalin “Familja – Shkollë e Dashurisë” për të dhenë mesazhe dhe urime, shoqëruar me argëtime, lojera, këngë dhe marshim të gjithë së bashku.

Ky aktivitet u zhvillua ne sheshin e Tri Racave, ditën e mërkurë ku janë alternuar muzika,koreografia dhe fjala artistike. Eventi është ndjekur nga qytetareë ,të rinj e shkollarë në shesh ,ndërsa skena është kthyer në globale teksa është pushtuar nga të rinj nga Amerika,europa dhe Azia e largërt .

Përvec performancës së artistëve si Ylli Baka apo të rinjve të talentuar ,nga skena kanë përcjellë mesazhe dhe autoritette të larta si ish presidenti Alfred Moisiu .

Ndërkohë të gjithë të pranishmit në shesh kanë gjetur veten në larminë e edukimit argëtues,ndërsa sipas organizatorëve aktiviteti përcolli mesazhin e rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të familjeve të shëndetshme ,e një komuniteti pa dallime fetare ,racial apo kulturore.

Loading...