Në foton e shpërndarë në “Historic Photographs” në Facebook, shihet një nënë nga Gjakova, e cila në vitin 1999 humbi gjatë luftës bashkëshortin e saj dhe katër fëmijët, por ende sot ajo shtron darkën për gjashtë persona.
Fotoja është realizuar nga fotografi Artan Korenica.
Postimi i plotë në “Historic Photographs”:
Një zonjë e vjetër shtron ende darkën për gjashtë persona, për bashkëshortin dhe fëmijët e saj, të cilët janë v.rarë në 1999 gjatë luftës në Kosovë. Kjo ka ndodhur në Gjakovë, i cili ka qenë qyteti më i prekur dhe më i shkatërruar gjatë luftës në Kosovë.
Bashkëshorti dhe katër fëmijët e saj u rrë.mbyen në 27 mars 1999 gjatë një sulmi ushtarak të zakonshëm për atë kohë, kur burrat ndaheshin nga gratë.
Burrat më së shumti vriteshin dhe vendoseshin në varre masive, ku dy prej fëmijëve të saj janë gjetur, ndërsa bashkëshorti dhe dy fëmijët e tjerë ende nuk dihet se ku janë. Fëmija më i vogël ka qenë 14 vjeç. Ka pasur një proces në vazhdim për të zbuluar të gjitha varret masive në Serbi, por që ka ecur shumë ngadal.
Kjo fotografi është realizuar nga fotografi Artan Korenica, pasi dëgjoi për historinë e kësaj gruaje. Ai dëgjoi se zonja ka ruajtur gjithçka në shtëpi dhe e la shtëpinë të paprekur që kur ishin rrëmbyer burri dhe fëmijët e saj. Që prej vitit 1999 ajo shërben darkë për të gjithë fëmijëte saj, për veten dhe bashkëshortin, ndonëse ata nuk janë gjallë dhe e di që nuk do të kthehen.