Një grup djemsh dh.unojnë “Anxhelën” e komunitetit LGBT

Një grup personash kanë sulmuar fizikisht një anetar të komunitetit transgjinor duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur ne rrjetet sociale nga faqja “Historia Ime”, ndërsa shkruajnë përkrah fotove se ky është treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.

Reagimi i plotë:
Pamje të rënda!!!
Para pak minutash është sulmuar fizikisht në mes të rrugës Anxhela nga një grup djemsh rreth të njëzetave.

Pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

Në vijim të zbardhjes së ngjarjes, u bëjmë thirrje autoriteteve ligjzbatuese të identifikojnë sa më shpejtë autorët dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Pamjet e mëposhtme janë treguesi më i shëmtuar i realitetit me të cilin komuniteti LGBTI e kryesisht ai transgjinor përballen në Shqipëri.

Ne nuk do të heshtim!

Loading...