Një i moshuar beson se e ka kuruar kancerin nga uji i shenjtë – 30 mjekë nisen drejt vendit të shenjtë

Një i moshuar beson se e ka kuruar kancerin nga uji i shenjtë i Kishës Katolike romake, në Lurdë të Francës.

Kazik Stepan, 71 vjeç, shkoi në vendin e shenjtë në Francë, pasi u diagnostikua me një tumor në palcën kurrizore, që e linte të paaftë të ecte.

Mjekët kishin frikë se ai nuk do t’i mbijetonte as pelegrinazhit, por i moshuari pretendon se pasi u la me ujin e shenjtë të Zojës Lurdë, ishte në gjendje të shëtiste për herë të parë.

Dëshmia e tij ka bërë që 30 mjekë të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë për të vërtetuar kurimin e tij.

Ata duhet të jenë të sigurt nëse se z., Stepan ishte i pashërueshëm përpara se të vendosin nëse është bekuar nga kurimi i përhershëm.

Z., Stepan vizitoi Lurdën në 1965 dhe beson se është ende gjallë për shkak të kësaj mrekullie./tch

Loading...