Luli si Lider,
është maturuar,
dhe literaturë,
tani ka shfletuar!
Abraham Linkolnin,
tani po citon,
dhe me një citat,
veten ngushëllon!
Sot na tha Lulashi,
nisim Epopenë,
ama-sakrificat,
dëm nuk do na venë!
Këto i ka thënë,
dikur Abrahami,
po çfarë sakrificash,
do bëjë Lul Katrani?!
Ç’skraficë do bëjë,
ky sherr-budalla,
rezervë në valutë,
miliarda ka!
Ka menduar Luli,
për ditë të zeza,
ka vjedhur të mbajë,
gjer né njëqind breza!
Ndaj do djegë mandatin,
pa problem laneti,
se nuk ka nevojë,
për rrogë deputeti!
Dhe më tutje fjalën,
më kot që ta zgjas,
se dhe Salë Hulera,
ka para me thasë!
Po aty tek-tuk,
për rrogë kanë nevojë,
njeriu me ajër,
nuk mundet të rrojë!.
Me djegien masive,
nuk është aspak rasti,
që Luli të ketë,
pamje entuziasti!
Me proçka dhe mufka,
vitesh na ka velur,
po kjo e tanishmja,
është rrugë e pashkelur!
S’e kemi dëgjuar,
kurrë këtë muzikë,
tani opozita,
s’bën dot politikë!
Nuk e di se ç’kanë,
“liderët” ndër mënd,
sepse politika,
bëhet në Kuvend!
Kur s’ke deputeté,
dhe bufi kupton,
është sikur s’je fare,
sikur s’ekziston!
Kur s’ke e kur s’bën,
jetë parlamentare,
je zero me bisht,
nuk ekziston fare!
Po këta mendojnë,
të bëjnë kijamete,
se thonë që Sovranin,
e kanë me vete!
Populli dëgjon,
se ç’thotë Amerika,
dhe shikon ç’afron,
Luli dhe Monika!
Populli shikon,
se ç’thotë “Epopeja”,
vendin e largon,
sërish nga BE-ja!
Ca celula lufte,
opozita ka,
po popull i gjithë,
s’është budalla!
Përsëri nga mbrapa,
të ndjekë xha Salinë,
që pafundësisht,
të djegë Shqipërinë!
Si alternativë,
ky ka vetëm zjarrin,
edhe që shqiptari,
të vrasi shqiptarin!
Më i lig është bërë,
tani ky demon,
dhe një Luftë Civile,
këtu ëndërron!
Një Luftë Civile,
ëndërron këllira,
po shqiptarët s’vriten,
për dhjetë qelbësira!
Nëse do pushtet,
unë i them zagarit,
merre vetë dyfekun,
futja kundërshtarit!
Në doni pushtetin,
u them maskarenjve,
mos prisni të bëhet,
luftë mes fukarenjve!
Ata jetën shtyjnë,
vetëm me qindarka,
juve palë-palë,
valutën në arka!
Juve palë-palë,
valutë e fluri,
sepse kini rrjepur,
Nënën Shqipëri!.
Për ju s’egziston,
as turpi-as nderi,
se është babëzia,
më keq nga kanceri!
Unë që në fillim,
popullin kam dashur,
dhe i kam urryer,
këta cipëplasur!
Popullin ta lini,
në hallet e tija,
juve vrisni veten,
si ç’ju thotë partia!
Porsi samurai,
bëni harakiri,
kjo është sakrificë,
o Lulash qafiri!
Porsi japonezët,
bëni harakiri,
se këtu-ka vite,
s’përdoret qymyri!
A.DUKA