Një mik i jahtëzakonshem – Tregim nga Brahim Avdyli

Brahim Ibish AVDYLI:

NJË MIK I JASHTËZAKONSHËM

(tregim)

Me të arrirë në lokalitet, Hasan Zenuni muar rrugën përpjetë kodrës dhe nëpër
shkallët e betonit. Ecte me një hap të zvarritur dhe të lëkundur.
Po ta vëreje me kujdes mund të kuptoje se natën nuk kishte fjetur fare ose
kishte përdorur sasi të konsideruar alkooli, sa të nesërmen t`i mirreshin këmbët. Kur
mbërriti në dhomën e tyre e hapi vrullshëm derën. Albani nuk u zgjua. Dhoma iu duk
pa ajr. Sado që e ndjente veten të lodhur, e hapi derën e ballkonit. Ajri i freskët u fut
në dhomë. Tërë natën kishte ra shi dhe dielli tashmë po shkëlqente nëpër qiellin e
kthjellët.
Albani po flinte i dërmuar nga nata e kaluar. Nuk po ndihej të merrte frymë i
gjallë dhe në fytyrë ishte pak më i zymtë. Hasani iu përplas te këmbët, duke
pëshpëritur me vete. Me ta shkundur pakëz më dorë, Albani u zgjua, lau fytyrën, u
vesh dhe u mbath pa fjalë.
-Nuk erdhe mbrëmë! – i tha më në fund Hasanit, me kokën ulur.
-Isha në qytet… te… ajo rrospia! Kam pirë mjaft venë!
-Ngaqë gogësin, e kuptoj! – tha përsëri Albani, pa qef për asnjë bisedë.
Ai iu afrua ballkonit. Shikonte ambientin nga kodrina e banesës. Për inatin e tij
koha po buzëqeshte. Dukej se po i dhembte koka.
-A fjete mirë? – pyeti dikur Hasani, sa për të hapur një bisedë. Vendosi të
shtrihej në krevat e të flinte. Tjetri e pat shiquar njëherë, si të kishte dalur jashtë
vetes. Por, i mbeti shikimi përjashta. Po i shikonte vrragat e shiut mbi barë. E kujtoi
natën e mbrëmshme. Kishte edhe mendime të liga.
Dikur, u përgjegj Albani me një vonesë të konsideruar, pa e kthyer kokën në
drejtimin e Hasanit:
-Unë… kisha probleme me rradaken time! Vonë më zuri gjumi!

Ngase biseda kishte ngecur, u kthye të shikonte. Hasani kishte filluar të
gërhaste si t`i ishte zbiruar gabzerri. Ishte një zhurmë e ligë për një mëngjes. Edhe
muret e dhomës iu duk se po dridheshin.
Albanit i erdhi rëndë që Hasani po flinte.
-Zgjohu! – shkoi pranë tij dhe i tha në fytyrë. –Pse tani po fle? Mos të ka
dërguar babai të sillesh tërë natën nëpër kabaré?! Ditën, do të jesh i zgjuar!
-Ik more, më le të qetë! Dua të fle! – dhe u rrotollua në anën tjetër.
-Për zotën, nuk të le të qetë! Tani, kështu e ke me mua! – dhe ia hoqi jorganin,
pastaj shpejtë jastëkun. –Të ka lënë vesi ty tërë natën të zgjuar! Natën jemi të ndarë,
por ditën e kemi së bashku! Mos flej ditën!
-Çka do, ore vëlla?! Ne, njerëz jemi! – u përgjegj Hasani, duke u ngritur plot me
përtesë. –Tani, dua të fle!
-Ehëë! Edhe ata që vrapojnë tërë natën pas pasioneve të çthurura, njerëz
qenkan?! Familja jote pret nga ti! Ke ardhur që të punosh dhe të kursesh!
-E po, të gjithë nuk janë intelektualë, si ti, zoti Çela! – tha, pak me ironi Hasani,
dhe zgjati dorën të marrë jorganin dhe jastakun. Albani iku edhe më largë, që të mos
t`ia jepte. Kishte vendosur kështu, edhe nëse plasë shamata.
-Duket se të pëlcet gabzherri! Paratë e një muaji do t`i kesh futur në te, pas
lavireve! Të ka helmuar katrani i kësaj jete! Të mbledhet në fyt paraja jote! Djersa jote
e mallkuar! A e di ti? Babai yt pret çdo ditë para postes, duke menduar se i ke
dërguar paratë! Plaku i shkretë! Shtatëdhjetë dimra të ashpër i merr me vete, deri në
postë, kalistrok, dhe njëmijë halle mbi kërrutë! – vërejti seriozisht Albani, me mjaft
thekse.
Hasani e pau se është e pamundshme të grindej me te. U ul në një qosh të
krevatit dhe nuk bëri zë. Kishte vendosur kokën në të dy duart mbi gjunjët e mbledhur
lart. Albani nuk foli më. U ngrit ngadalë dhe i mbathi këpucët. Doli. Shkallët i
kapërceu nga dy-tri copë teposhtë, u fut korridorit nën trena dhe hyri në postë, ku
kërkoi një mandat poste për dërgesë parashë në Kosovë. E mbushi në emrin e tij dhe
i dërgoi dyqid franga në vendlindje.
Kësaj here, e dinte se plaku nuk do të priste kot. Shkoi në kafenenë e qytezës
të porositë një pije. Nuk ia vlente radha të grindej me te. Do të rrinte të paktën deri sa
t`i kalojë ndjenja për tu grindur. Një copë të tërë kohe e kaloi aty. Sot e kishte ditë të
lirë, nga puna.

Ç’ishte bërë ashtu me të gjithë ata të rinjë nga vendlindja e tij?! Pak kishim
mbetur ata që po merreshin si ai, me çështjen e Atdheut të tyre. Një pjesë jo e vogël
qenë të kthyer nga UDB-ja, të cilët po vepronin në mesin e mërgimtarëve, madje
edhe në Zvicër. Futeshin ndonjëherë në dikutime për çështjen që kanë të bëjnë
mërgimtarët, të mbushur me ndjenja jugosllaviste. Nuk pritonin edhe ta akuzojnë
rrebtë rininë përparimtare për “separatizëm e irredentizëm”, që, sipas tyre, ajo e
meritonte që të urrehej. Nuk e dinin ata se po i bashkangjiteshin dhe po u shërbenin
pushtuesve të mëdhenj të tokës së tyre. Sapo takohej me ta, plaste biseda. Duhet të
ruhej që të mos e kuptonin se ishte me bindje të rinisë përparimtare shqiptare. Kishte
shumë forma për t`u ikur përplasjeve me ta. Të paktën, ushtrohej çdo herë me vete
dhe kishte mjaft metoda për këtë punë. Ai ishte kundërshtar i armikut dhe
shërbyesve.
Të tjerët, ishin si Hasani. Çdo ditë e natë me pije në dorë e me lojëra parash.
Kishte mbetur pa banesë dhe ishin bërë së bashku. Nga sjelljet e tij Albani ishte i
gatshëm që të grindej, po ç‘të bënte me te. Po mendonte, si t’ia gjëjë atij një banesë
të veten. I mori gazetat dhe shikoi nëpër to, të gjitha, por nuk pau asnjë banesë. E
dinte fort mirë, se kur vendoste që t`i thërrasë me telefon, jo vetëm telefoni bënte
shpenzime, por edhe banesë ishte vështirë që ta siguronte, sepse aty kishin
telefonuar sa njerëz të tjerë para tij…
Nuk vonoi, e në restorant u futën dy shqiptarë. Njëri punonte në kulm. E njihte.
Ishte nga Prishtina. U ulën në një tavolinë, pak më largë. Porositën dy birra. Sakaq, i
pari, e pau dhe iu drejtua:
-Nuk të pamë. Nëse do, mund të vimë atje.
-Mirë, pra! Ejani, nëse doni, po të mos u vie keq që ndërroni vend! – u tha
Albani, derisa u bënte vend. Të dytë, i morën birrat dhe u ngritën nga tavolina e tyre.
U ulën së bashku dhe u pyetën.
-Ku është Hasani? – pyeti ai që e njihte Hasanin. Ndërsa, atë tjetrin, as vetë
Albani nuk e njihte.
-Në banesën time. Po fle. Sigurisht, ka mbetë pa fjetur mbrëmë! Tani për tani,
nuk ka banesë. Unë, po shikoja shpalljet e gazetave. Për besë, nuk pashë asnjë
banesë!
Ishte pak i merzitur, edhe për shkak të karakterit të Hasanit.

-Aha!… Të them të drejtën, nuk të njoh aq mirë, ndërsa Hasanin e njoh! E kam
shok!… – ia bëri ai. Albanit, kjo gjë nuk iu duk aq e mirë. Megjithse nuk deshi që të
polemizojë, u lëkund dy a tri herë nga vendi dhe shtoi:
-Ju dytë, më mirë pini birra, se është më mirë për juve, ndërsa unë, jam i
shqetësuar! Hasanin the, e keni shok. Por, a e dini se ku ishte mbrëmë?! A e dini pse
babën e tij, në atdhé, e maltretoi disa herë, deri në postë e në shtëpi, duke i thënë se
do t`ia dërgojë të hollat për ushqim?! A e dini pse unë jam tepër i shqetësuar?! –
pyeti, prej nervoze.
-Për besë, jo! – u përgjegjën të dytë.
-E po, më mirë është që të mos e dini! Këtu kam ardhur që të evitoj të mos
grindem me te! Nejse! Babait të tij ia kam dërguar dyqind franga të Zvicrës! – dhe e
nxori qekun e ua tregoi atyre.
-Nuk është mirë të grindesh me te! Ai, e di më mirë këtë punë! Është më i
vjetër, se sa ti! – kundërshtoi shoku i Hasanit, Zeneli.
-E ka të vetin, o Zenel! Mos u grind kot! – foli me të shpejtë Artani, që e njihte
Albanin, i cili po e takonte për herë të parë Zenelin.
-Hasani është më i ngritur, hedi, dhe më i vjetër! Unë, edhe këte e di! – i tha
prapë atij, Zeneli.
-Jo, jo, Zenel. Nuk e di këtë punë. Ti, nuk njeh Albanin! Është më i ngritur dhe
shkrimtar! – iu vesh atij, Artani.
-Çka di unë çka është “shkrimtari”! Të ishte shkrimtar, ishte në Kosovë! Këtu, ne
punojmë fizikisht! As nuk marr vesh, pse jeni jashtë vendit e nëpër Zvicërr! –
kundërshtoi ai, sikur t`i kishte mendët në kokë. Bëri me dorë, në shenjë revolte. Ishin
gjëra sikur nuk i interesonin. Pastaj, e ngriti birrën.
-Artan, ky Hasanin e paska shok! Unë, e kuptoj! Le të thotë çka të dojë, se nuk
kam ardhur për të shitë mendje, me çdonjërin. Pini këto dy gota dhe po deshët
shkoni! Është edhe për ju më mirë! – ua shpehi pak shqetësimin e tij Albani dhe
shmoi. Por, nuk foli më tepër.
I ngehën me dy gëllënjka birrat e mbetura dhe u ngritën.
-Mirë! Po duhet të shkojmë! Mirupafshim! – shqiptoi Artani dhe e dërgoi dorën
te xhepi. Zeneli u ngrit pa folë asnjë fjalë dhe u nisë restorantit.
-Jo, jo! Unë do të paguaj! Udha e mbarë u qoftë!! – e zuri për dorë në xhep dhe
i mbledhi etiketat nga tavolina. E thirri kamarierën për të paguar këto tri pije dhe u
ngrit edhe ai ngadalë. Koka po i dhimbte, pa pushim.

Doli të sillet në breg të liqenit. Shetiti një copë të mirë. Nuk e di se si ishte
mbushur ashtu dhe nuk e dinte se si do të zbrazej. Ende po e mbante inati i
mbledhur, gjatë natëve të kaluara. Gjithmonë shkonte Hasani vonë në mbrëmje,
edhe pas punës, prej orës 24:00 e këndej. Kohë të gjatë kështu arratisej pa treguar
se ku shkonte, madje edhe nëpër kabarétë dhe në lokalet e tjera. E të gjitha rrogat i
lënte nëpër ato lokale e makina të lojës.
Iu kujtua si e kishte marrë Hasani edhe rrogën e tij, te shefi, dhe nuk ia kishte
treguar atij të vërtetën. Kur i erdhi radha Albanit, shkoi për ta marrë rrogën. Shefi i
tregoi se Hasani e kishte marrë edhe rrogën e tij, duke lënë një arsyetim, thjeshtë të
veçantë, se Albani ia kishte borgj tërë rrogën.
Shefi e kishte të qartë se nuk mund t’ia japë Hasanit rrogën e dikujt tjetër, por
pas arsyetimeve të tija të veçanta, se Albani i paska borgj rrogën Hasanit (ndoshta i
kishte thënë shefit se Albanin e kishte propozuar ai për garancion dhe për këtë ia
kishte borgj ato të holla, apo ku e di se çka do t`i kishte thënë me këtë rast!), e më në
fund, ia kishte dhënë rrogën e Albanit.
Për çudi, aspak nuk i kishte ardhur mirë. Një muaj mbeti pa rrogë. Sa kishte
punuar ai! Mundej rrogën prap ta kërkoj te shefi përmes organeve, dhe i njihte shumë
mirë sjelljet e Hasanit, por, organet vendosnin ngadalë për të huajtë. Hasani ishte
kaherë aty; i njihte mirë edhe organet; iu kishte shërbyer të gjithëve; ndonjë pije ua
kishte lënë pa të holla, si dhuratë, duke marrë fjalë të mira prej tyre, etj. I tregoi shefit
se aspak nuk i kishte borgje Hasanit, e tjetër herë, në qoftë se bënë të marrë Hasani
në emrin e tij ndonjë rrogë, do të zgjidhë gjyqi këto gjëra. E gjyqi ishte i ngadalshëm,
veçanërisht për punëtorët sezonal, e kishte prap të qartë. Sa për t`i evituar
shpenzimet e organeve, e shtynin punën më tutje, për vitin tjetër. Shefat, pronarët,
qenë zvicrranë dhe dinin si do të veprojnë. Në vitin tjetër nuk kishte garancion për ta!
Organet heshtnin, sikur nuk dinin asgjë.
Albani shpresonte se pronari i restorantit do t`ia bënte edhe në sezonën tjetër
garancionin. Prandaj, nuk u prish krejtësist me shefin e tij.
Hasani ishte i gëzuar për këtë rrogë dhe e kishte në dorë Albanin, edhe për
ndonjë rrogë tjetër. I kishte shpenzuar të dy rrogat, në lojë të automatit, duke
menduar se do t`i nxjerrë. Shefi apo pronari i restorantit e mbajti në mend këtë fakt,
por Hasani ishte më i mirë si drejtues i punës në restorat. Natyrisht, e kishte bërë si
“Kryekamarier”; e paguante pak më shumë se të tjerët dhe, kur kishte kohë, e
kontrollonte punën…

Meqë ishte lodhur nga shëtitja, u fut në Restorant Trotten, restoranti që më së
paku do të futej. Kishte frigë se mos ndeshej me Hasanin, sepse ai ndonjëherë
ndodhej edhe në atë lokal, pas pushimit të drekës. Aty, kishte edhe makina të lojës.
Nuk kishte kohë për të shkuar në qytet, por ndalej aty.
Sakaq, e vërejti njërin me kurriz të kthyer nga të ardhurit, sepse ai po i ndreqte
automatët e lojërave, mu përballë tij. U kthye për të vendosur diçka në kutitë e
mëdha dhe e vërëjti Albanin, si me dyshim. Albani menjëherë e njohu. U çudit për
këtë punë të tij, por e përshëndeti. Ai qe një ingjinjer i mirëfilltë, që ushqehej çdo ditë,
në drekë, te ata, në restorant. Nuk ia kishte marrë mendja se do dilte në kohën e lirë
si mjeshtër i automateve.
-Zoti Lyti! Ju, qenkeni edhe mjeshtër i automateve! – i tha, ndër të tjera.
-Ndoshta nuk e di këtë çështje, por ne i prodhjojmë dhe i mbajmë në disa lokale
të ndryshme, të cilat i keni në listë si “tonat”. Por, ti e di që jam vetë inxhinier. Në fakt,
vi këtu, si mjeshtër, e i punoj ndonjëherë edhe automatët e lojës. – u shpreh gjatë
përshëndetjes me zotëri Lytin, përderisa nuk ndodhej askush pranë makinave të
lojës. Ishin të vetëm e pranë tyre.
-Zoti Lyti, më vjen mirë që u takova pikërisht juve, sepse e kam një hall të
madh! Prej këtij halli dola jashtë e bregut të liqenit, që ta hiqja hallin, i cili më
mundonte. Sa nuk qaja! Por, unë do t’ua tregoj juve, e ju do të mund të më ndihmoni.
Të lutem, eja në tavolinën time! Do ta marrësh një pije, nese keni kohë, dhe do t`ua
tregoj problemet e mija, lidhur pikërisht me këto makina! – mezi ia shprazi pak
hidhërimin e tij. Kjo ishte një befasi për këtë rast!
-Mirë. Shko njëherë dhe më prit! – u shpreh Lyti dhe iu përvesh punës më tutje.
Ai u ulë dhe e porositi një pije për vete, pa gazifikim dhe alkool. Nuk besonte se zoti
Lyti ishte zot i atyre makinave, të cilat i kishte shtruar për tokë! A thua, a do të
shkonte në tavolinën e tij dhe a do ta kuptonte?! A ishte vërtetë në gjendje që ta
kuptojë ate? Zoti Lyti ishte me shkencë teknike, ndërsa ai me letërsi. Në punë, nuk
kishin kohë, sepse punonte në byfenë e restorantit. Ua lëshonte pijet të gjithë atyre
që ishin në shërbim. Pra, drynin e restorantit e kishte në dorë, sepse kamarierët
përpiqeshin që të merrnin pijet në banak pa etiketë dhe bënin përpjekjet e veta që ta
hutonin me fjalët e tyre, me pyetje e përgjegje, kur restoranti mbushej plot me njerëz.
Por, ai i kontrollonte të gjitha gjërat e byfesë, pa e dhënë asnjë gjë pa etiketë. Kishte
kokë për këtë çështje. Prandaj, shefi e donte dhe i besonte…

-Hasani punon me mua. Është daja i im. Tërë rrogën e le në automat të lojës.
Asnjëherë nuk vi në Restorant Trotte, që të mos e shoh Hasanin, duke luajtur. Ju
gjithmonë vini tek ne. Ju kam borgj, sa nuk mund të thuhet! Ju njoh mirë, sadoqë nuk
e dija se ju i prodhoni këta automata të lojës dhe nuk u kam parë asnjëherë t`i
rregulloni ndonjërin nga automatët. Automatët tek janë të fabrikës suaj, e mora vesh!
Siç e dini, jam poet i njohur, në vendin tim! Ju më kuptoni! Jam shqiptar i vërtetë, dhe
kur e japin fjalën e nderit, nuk e nxjerrim prej gojës atë fjalë para se të vdesim! Ju
lutem, a mund të vini me mua, në banesë, me një automat, dhe ta montoni të qelur,
që t’ia tregoni atij të vërtetën. Ju i keni dy automata rezervë. Mund të merrni një prej
vetes e të ngriteni në banesën tonë. Për besë, pa më dalur ky shpirt, nuk i tregoj
askujt! Ta jap besën time! – dhe e shtriu dorën drejtë tij. Ai, e shikoi mirë, por nuk e
kuptoi besën e dhënë me dorë. E ngriti pijen dhe shikoi i shqetësuar, për atë dorë.
-Zgjateni dorën po u them, se ua kam shtrirë për besën që ua jap! Po e pranuat
besën time, e zgjatni edhe ju dorën tuaj! Kjo fjalë nuk luan pa u përmbytur toka e
qielli, së bashku! – i tha Albani, me dorë e shtrirë prej tij, që e vështronte plot me
pyetje. -Nëse guxoni, ejani, ju lutem! Është i vetmi prej familjes së tij që punon. Të
gjitha të hollat i shpenzon në lojë! Familja varet prej tij! I merr edhe të hollat e mia, e
nuk i dalin! Ju lutem, keni mirësinë dhe i tregoni të vërtetat e kësaj loje, sepse besoj
se do ta kuptojë! Është daja im, e jemi të dytë së bashku, te ai restoranti që vjen. Nuk
kam aq shumë të holla për familjen time, por i kam në shpirt familjen e fëmijët e tij!
Sot, me të hollat e fundit, ia dërgova babai të tij këto të holla! – i shpjegoi Albani dhe
nga dora e majtë, që e kishte nën tavolinë, e lëshoi mbi tavolinë qekun e parave.
Ai, vetëm po e shikonte, madje ngultazi. E mori disa herë pijen e tij dhe po
mendohej. A e kishte me të vërtetë ai djalosh? E njihte si djalë të mirë e të sinqertë.
Por qenka edhe poet. Ai e kishte një prift të mirë, që ishte poet. Zoti Lyti, lexonte
edhe prej tij dhe e kishte mik. I kishte parë disa fotografi të tij, madje kur kishte qenë i
ri. Ky djalosh, i ngjante atij.
-Shiko! Nuk e kam për detyrë, atë që kërkon prej meje. Po të më dëgjojë
ndonjëri, e pat puna ime! – foli aq ngadalë dhe qetas. –Sot, është e diele. Nuk e kam
orar pune. Nëse vërtetë ma jep fjalën e nderit se nuk i tregon askujt, po vi e bëj siç
dëshiron, se je i sinqertë e poet! Unë, jam njëri i të paktëve mjaft serioz! E kam një
prift, që është poet dhe librat ia lexoi. Prandaj e kam mik e shkuar mikut dhe i besoj!
Nga ti, nuk kam lexuar, por e konsideroj se të kam të veçantë!… Pritëm pak, më atje,
nëpër trotuar! – dhe e zgjati dorën e vet fuqishëm, sa asnjë nuk e kishte aq

seriozisht. E lëkundi dy a tri herë, si besë të marrur prej tij, pa buzëqeshje. Dukej
sikur kishte lindur në maje malesh, edhe të Shkelzenit të Gashit, prej nga vinte ai
djalosh. U ngrit të shkojë te automatët, të cilët duhet t`i bartë në makinën e tij.
Albani ishte i gëzuar pa masë. Pagoi menjëherë pijet dhe doli. Në rrugë, i ra te
presë. Nga pritja, lëvizi andej e këndej. E shikonte parkimin më tutje dhe Lytin që po i
ngarkonte ngadale automatët. Dikur, u fut në makinë dhe i dha gaz përpjetë. Te
Albani u ndal dhe e muar me vete.
-Në Mönchenstrasse, numri 24. A e dini këtë adresë? – ia bëri Lytit, si shpjegim.
-Sigurisht! E njoh më mirë se ti! – iu përgjegj Albanit, menjëherë.
-Ah! Këte nuk e dija unë! Thash, për ta ndihmuar ecjen tuaj!
-Do të kaloj andej pari, rrugës së drejtë. Po ti, shkoje në këtë drejtim! – dhe bëri
me dorë për shkallët, andej, përmbi stacion të trenit.
Albani ishte mjaft i goditur. Nuk e dinte se si do të kalojë me Hasanin.
Vazhduan rrugës dredharake e shkuan te banesa e tyre. Zbritën nga makina dhe
zbarkuan një nga autamatët. E kapi qantën e veglave dhe ia hapi derën zotit Lyti,
duke e lutur që të mos bëjë zhurmë. Në katin e tretë, në korridor, kishte vend sa të
duash. Për fat të mirë nuk ishte spanjolli dhe këte e dinte. I vendosi dy burmet e
mëdha apo burgjitë në mur, në të cilat do të jetë i varur automati i lojës. Ishte i hapur
tërësisht dhe i lidhur me korrent, nga shteku i energjisë elektrike. Sa deshi të futej në
dhomë për të zgjuar Hasanin, ia behu ai në trap të derës. Ishte zgjuar nga rropullima
e makinës shpuese, të bërë në murin e koridorit, nga zoti Lyti.
-Çka dreqin është kjo zhurmë! – e bëri me dorë nga automati. Nuk pati kohë të
pyeste më shumë.
-Është automat i lojës, që ti e luan kudo. Unë jam inxhinier i tyre dhe kam
ardhur me porosinë e Albanit t’ua tregoj metodat e lojës. Ndëgjo këtu, se nuk kam aq
kohë. Ky është principi i lojës dhe është i qelur se t`i duhet ta shohësh. Principi i lojës
është dy me një: dy për firmën tonë dhe një për lojtarin. Ja, shiko! E hedhi frankun e
parë e shkon në kasën e madhe, këtë këtu. A e pave? E hedhi të dytin dhe shkon në
këtë kasën e dytë. Kjo është kasë e lojës, në fund. Nëse e di lojën, këto mund t`i
luash. Të tretën, e hedhë në automat të lojës e shkon prap në kasën e parë. A e
pave? Kjo, këtu. Është kasë e jona! A e kupton, Maks? – i tha atij, sikur i thoshin në
firmë, sepse ishte i gjatë, si gegët tanë. -Këto të holla nuk dalin në lojë! Nuk ke se si
me i nxjerrë! Është kasa e jonë. E kuptove, Maks? Të kemi shërbyes dhe duhet që ta
japësh fjalën e nderit, se nuk i tregon njeriut të gjallë, sepse më hodhën nga firma! Ti

e di, je daja i poetit, ky djalosh! – dhe ma vuri dorën mbi krah. –Për fjalë të nderit,
vetëm me nxitimin e tij erdha këtu e të tregova! – dhe u ndal, një kohë. Asnjëri nuk e
dinim se si do të rridhte puna. Ishim me ndenja të ngrira, që të dy! Po tregoi Hasani
dhe po e ndjeu udhëheqja e fabrikës së tyre, kishte përfunduar Lyti. Unë isha nxjerrë
prej firmës sonë e nuk do të isha kurrë më në Zvicër.
-Dy kasa, i paskeni! Pse t`i kenë nga dy kasa!… – ia filloi Hasani të flasë, i
befasuar dhe i skuqur.
-Unë ta lash vetë të çelur që ti ta shohësh si punon dhe si vepron! Është hera e
parë që e çel dhe njeriu i parë nga auslanderat 1 që e sheh apo e di se si punon! Të
thash se nuk guxoj t`ia tregoj askujt këtë princip të lojës, por e kam mik të mirë një
prift poet zvicëran dhe e kuptoj mirë nipin tënd! Është edhe ky poet dhe më tregoi se
ia ka dërguar babës suaj 200.- CHF. Prandaj, e bëra për ty, sepse ky m`i tregoi
shqetësimet tuaja. Principi i tyre është pesëdhjetë franka për ne, e njëzetepesë për
lojë! Ato na i falë neve dhe të tjerat në lojë. Nëse di të luajsh, i fiton prap një të tretën,
e nëse nuk e di, i humbë edhe ato! Pra, po të pyes Maks, a je kështu në fitim?! – ia
shpjegoi qartë Lyti.
-Dreqi e marrtë!… Deqi e marrtë!… Lojëra të mallkuara!… – dridhej i tëri Hasani
e përpëlitej sa andej e këndej.
-Qetësohu Maks, qetësohu! Kjo është thënë vetëm për ty! Mos i trego askujt,
për Zotin, se më ke parë mua me këto makina të lojës dikund dhe të kam treguar se
si fuksionojnë këto makina! Unë dhe Albani ia kemi dhënë fjalën e nderit, njëri tjetrit!
Punoj pas orarit tim në fabrikë, për fëmijët e mi! A e di çka janë fëmijët?! A ke fëmijë
dikund, apo jo?! – shtoi, duke e përcjellur Hasanin, në të gjitha përpëlitjet e tija
-Jo more!… Uuu! Dreqi i marrtë! A janë të gjitha njësoj?!… – vetëm sa nuk plasi
në vaj. Ishte burrë, por asgjë nuk kishte ditur.
-Të gjitha një princip e kanë, o Maks! Ma jep fjalën se nuk e tregon të vërtetën!
As policisë! As organeve! Asnjë njeriu! – shtoi pastaj.
-Aiii-ih! Ta jap fjalën, qebesa! Oh, i kam luajtur këto të poshtrat, gjithë kohën, sa
më kanë bërë si … budallë! Të bëjkan të flasësh vet me veti! Ku e dija unë … se i
kanë dy kasa!!… Oooh, medet për mua! – i ra me dorë ballit, sikur t`i mëshonte murit.
–Medet, o medet! – plaste, me lëvizje të çmendura.
-Jepja besën zotit Lyti, me dorë, dhe mbaje fjalën! – i bërtiti edhe Albani pas
pak, seriozisht, edhe pse ishte më i vogël. E dinte se do ta rrahë. Befas u kthye drejtë
1 Gjermanisht, i huaji, të huajtë, ata që vinin nga jashtë me garancion sezonal apo e vizë vjetore.

atij dhe ia nguliti sytë e hapur, përtej masës, sikur kurrë të mos e kishte parë. Në
gjendje të tjera, ia kishte dhënë pikërisht një shuplakë. Por, rasti se e vërejti se i
kishte një palë mend dhe nuk lëvizte nga fjala e nderit, ndërroj mendje! Prandaj, ia
zgjati dorën zotit Lyti dhe ia shtrëngoj si burrë.
-E pra, ruaju mos e luaj tjetër herë. Kaq kisha! Mirupafshin! – shtoj Lyti, duke u
besatuar me te. Priftërinjt ishin burra dhe ai më burrë se sa të tjerët.
-Të ndihmoj unë, zoti Lyti! – ia bëri Albani, duke dashur t`i ndihmojë. E hoqën
së bashku automatin e lojës dhe shkuan deri në makinën e tij. Sapo e mori në krah, e
ndjeu se ishte më i rëndë se sa mendontë. Ai, kishte bartur thasë e trarë më të rëndë
se kjo peshë. Kjo, do me thënë se ishte normal.
Edhe pse e shikonte vazhdimisht shkallëve teposhtë zoti Lyti, ai po ecte pa
ndruajtje. Nuk e kishte lënë as që t`i hjekë dy burmet e mëdha, të vëna në murin e
koridorit. Do t`i përdorin vetë për ndonjë gjë, për të varur në mur.
E përshëndeti dhe i tregoi se shumë kishte bërë për ta. Nuk dinte se si ta
faleminderojë. Një ditë, në restorant, e ka të paguar çka të dojë, të hante e të pijë,
madje mund të merrte edhe ndonjërin, gruan apo fëmijët.
I tha se miku nuk mund të paguhet! Ai ishte mik e shkuar mikut!! Pra, ishte një
mik i jashtëzakonshëm! Vendin e tij e kishte të siguruar në zemrën djaloshare, sa të
ishin gjallë!
Kur u kthye, e pa të veshur Hasanin që kishte ndezë një cigare dhe po pinte me
ngut. U ngrit. Nga fytyra e skuqur shihej se kishte qarë. Doli pa folë kundrejtë tij. I
lëshoi sytë teposhtë, sepse shiheshin sytë me lot.
Më mirë vendosi që ta lë rehat. Nuk e pa as të arësyeshme t’ia tregojë qekun e
paguar për babanë e tij dhe babalokun e vet, të cilin e donte shumë.
Ai do të shetiste, por aspak i qetë nuk do të ishte. Mendoj se kjo ditë i kishte
sjellur më të mirën, por më dramatikën, për te.
Ky ishte takim me një mik të Zvicrrës, e më të rrallin që kishte pasur
ndonjëherë. Prej sot, Hasan Zenuni, nuk do të luante kurrë më në automatet e lojës.
Kurrë, nuk do të luaj!… Kurrë!…

I filluar në Shtator të vitit 1984;
i përfunduar në vitin 2003, e i korigjuar në janar të vitit 2021.

Loading...