Një nga shqiptarët më të kërkuar në Greqi dhe që besohej se ishte arratisur në Shqipëri, të enjten është shfaqur sërish në kryeqytetin grek.
Bëhet fjalë për Aleksandro Matën, të njohur edhe me emrin Eno Mata. 32-vjeçari është i kërkuar për v.rasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Tetor të vitit 2017 në Athinë, i cili dyshohet se është një nga dy personat qe i moren jeten.
Por vetëm dy ditë më parë (31 Janar), Eno Mata ka marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie në lagjen “Ambelokipi” të Athinës. Ai dhe bashkëpunëtori i tij sulmuan argjendarinë dhe nën k.ërcënimin e a.rmës morën bizhuteri. Në fakt, ka qenë pikërisht shqiptari Eno Mata që g.oditi edhe vajzën e pronarit të argjendarisë.
Më pas u arratisën me një makinë që dyshohet se ishte e vjedhur. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit dhe është identifikuar nga ana e hetuesve grekë, të cilët tashmë po e kërkojnë prej më shumë se një viti.
Në Qershor të vitit 2018, Eno Mata kishte marrë pjesë në një tjetër grabitje, ku kishte lënë edhe një shënim për policinë me mbishkrimin “Maradona fluturues” dhe thoshte se nuk është i përfshirë në v.rasjen e avokatit Zafeiropoulos.