Një nxënëse dhe një mësuese janë përplasur nga një automjet ne Lezhë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Një nxënëse dhe një mësuese janë përplasur nga një automjet përballë shkollës “Kolin Gjoka”, teksa po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë.

Nxënësja 16-vjeçare B. Cupi dhe mësuesja Elidona Gega, 23 vjeçe , janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve të para ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtin e mjetit në komisariat, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(m.k/BalkanWeb)

Loading...