Përbërësit
4 domate
1 patëllxhan
1-2 thelpinj hudhër
100 gr djathë ose gjizë
1 lgj majonezë
Kripë, piper, koper, dhjozmë
Përgatitja
Presim domatet më shumë se gjysma horizontalisht. Pastrojmë domatet nga tuli i brendshëm dhe i lemë gati për mbushje. Pjesën e prerë nga kapaku e presim në feta të holla rrumbullake.
Grijmë djathin ose nëse kemi gjizë i përziejmë me erëzat dhe me vajin e ullirit. Patëllxhanët i presim në fetëza te vogla në gysëm rrethi dhe i skuqim në një tigan me pak vaj.
Mbushim domatet me salcën e përgatitur me djathë dhe erëza. Në një pjatë ose në dërrasë rrjeshtojmë si tjegulla 1 fetëz domate, 1 fetëz patëllxhan, përsëri 1 fetë domate, patëllxhan, domate.
E mbledhim me kujdes duke krijuar një trëndafil dhe e vendosim mbi mbushjen me djathë.