PËRBËRËSIT
4 vezë
160 g gjalpë
180 g miell
40 g niseshte
50 g qumësht
Lëkurë portokallli
3 lugë të vogla maja ëmbëlsirash
Pak kripë
PËRGATITJA
1
Rrahim me mixer gjalpin me 80 g sheqer. Në një tjetër enë rrahim vezët me 80 g sheqer, bashkojmë dy përzierjet duke hedhur vezët e rrahura në enën ku kemi gjalpin dhe vazhdojmë të përziejmë.
2
Mbi masën e përgatitur shtojmë lëkurën e portokallit, miell, niseshte, maja, kripë dhe zbutim me pak qumësht (nëse është e nevojshme).
Përziejmë mirë, hedhim në forma dhe pjekim në 175 o për 20 minuta.
Loading...