Një rus nderon flamurin kuqezi, Shqipëria fiton medalje argjendi në kampionatin botëror

Metvei Petrov ka regjistruar një tjetër rezultat fantastik në gjimnastikë, teksa i ka sjellë një tjetër medalje Shqipërisë nga kampionati botëror i gjimnastikës që po zhvillohet në Baku. Gjimnasti rus ka nderuar sërish flamurin kuqezi teksa arriti që të fitojë medaljen e argjendtë në disiplinën e kalë me dorëza.

Rivaliteti ishte tejet i madh, gjithsesi, ai bëri më mirë se Cyril Tomasone, pas një paraqitje brilante. 31-vjeçari grumbulloi jo pak pikë, por 14.466.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti rus garon prej vish me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaportë shqiptare.

Petrov është një sportist i lindur në Rusi, por prej vitesh jeton në Pragë të Çekisë, ku është njohur me trajnerin e tij Alon Hasa, i cili e ka bindur për të përfaqësuar ngjyrat e Shqipërisë.

Loading...