INGREDIENTËT
1 brokoli
1 lulelakër
4 qepë të njoma
1 limon
vaj ulliri
kripë
UDHËZIMET
1
Si fillim ndani brokolin dhe lulelakrën në copa të vogla. I lani mirë dhe i vendosni për t’i zierë në një tenxhere me ujë dhe kripë.
2
I kaloni në një enë të madhe dhe i grini sipër qepën e njomë (imët).
3
Shtoni vaj ulliri, lëngun e limonit dhe e përzieni mirë.
4
Kjo sallatë përpos vlerave ushqyese, do ju japë edhe ndjesinë e ngopjes. Ju bëftë mirë!
5
Shënim: Nëse dëshironi mund t’i shtoni sallatës edhe karota, patate të ziera apo salsice.
Loading...