Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Vlorë

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Vlorë. Një burrë ka krijuar lidhje intime me vajzën e tezes. Kushërinjtë, edhe pse ishin të martuar dhe kishin familje, kishin krijuar marrëdhënie initme. Bëhet me dije se 50 vjeçari me iniciale A.P, që ishte lidhur me vajzën e hallës, momentet intime i kishte filmuar dhe më pas kishte nisur të shantazhonte kushërirën.

Ai i kërkonte vazhdimisht para gruas në fjalë duke thënë se nëse nuk do i jepte shumën që i kërkonte atëherë do i tregonte familjes, shkruan oranews.

Gruaja e friksuar nga shantazhimet disa herë i kishte dhënë 50 vjeçarit shuma të ndryshme parash, por pasi kjo ishte bërë e vazhdueshme kishte marrë vendimin që t’i tregonte bashkëshortit.

Të dy së bashku më pas kanë bërë edhe denoncimin në policinë. Denoncimi në Policinë e Vlorës është bërë gjatë muajit gusht.

Në telefonin e gruas janë gjetur mesazhe të shumta ku 50 vjeçari e kërcënonte. Aktualisht ndaj 50-vjeçarit është vendosur nga gjykata e Vlorës masa e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes dhe shantazhit me qëllim marjen e pasurisë”.

Loading...