Fasulet skane pse te jene perberes te merzitshem
Ja si pergatitet nje super sallate e ftohte me fasule per te lepire gishtat.
Perfekte kur jeni me njerez, ideale dhe e ushqyeshme dhe nder te tjera nje pjate shume e thjeshte per tu marre me vete per dreken e punes qe ju mban gjithe diten.
Gjithashtu kini parasysh qe perberesit jane shume flexibel – ska pse te jeni fiks me keto gramatura – thjesht si te ndiheni.
Ju duhen per sallaten:
1 kanace fasule te bardha
1 qepe e vogel e prere holle
1 dore pomodorini te prera ne mes
1 kastravec, me farrat e hequra dhe I prere ne kubike
1 dore ullinj
150-200 gram dajth te bardhe
Majdanoz dhe borzilok I prere holle
Buke nga ato 10 lekeshet ose sallate jeshile (se tani kane dale ato te fresketat fare) ose sallate laker – ose thjesht luge ;P
Ju duhen per salcen
1 hudher e prere holle
2 limona te shtrydhur
1 luge uthull vere
3-4 luge vaj ulliri
1 luge mustarde Dijon
1 luge e vogel mjalte
Kripe dhe piper.
Pergatitja
Ne nje tas kombinoni te gjithe perberesit e salces deri sa te behet nje mase.
Shtoni qepet dhe fasulet dhe lerini 10 minuta te marinohen dhe pastaj shtojini te gjithe perberesit e tjere.
Marinojni me kripe dhe piper ne varesi te shijes tuaj.