Një tjetër demokrat ka zgjedhur që të braktisë Lulzim Bashën, edhe pse nuk ka pasur një qëndrim publik për vendimin e tij.
Bëhet fjalë për Arben Kashahu i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.
Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të. Kashahu e ka mbajtur për disa vite postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën.
Ai zëvendësoi në këtë post, Gerti Bogdanin, ndërkohë që kjo dorëheqje është në vazhdën e fraksioneve të ndryshme në PD, pas sherrit Berisha-Basha.
Loading...