Një tjetër fitore për vendin, 15-vjeçari krenon Shqipërinë dhe rrëmben medaljen e bronztë në Moldavi (emri)

Sa vjen dhe shtohen medaljet e fituara në sporte të ndryshme të shqiptarëve që e bëjnë krenarë vendin duke fituar medalje sa europiane edhe botërore.

Medalje e fundit për Shqipërinë në Europianin e Peshëngritjes, u zhvillua në Moldavi. Samoel Rrasa arriti që të renditej në vendin e tretë në stilin e shkëputjes, me 116 kilogramë të ngritura.

Djaloshi 15-vjeçar mori medaljen e bronzit në këtë stil, duke e ngritur në katër numrin e medaljeve të fituara nga kuqezinjtë.

Këtë të martë Enkileda Carja u shpall kampione absolute e Europës, duke fituar tri medalje të arta në konkurrimin për femra, në peshën deri 59 kg.

Loading...