Një tjetër rast i trishtë që duhet të na bashkojë si shqiptarë që jemi – Kjo vogëlushe quhet Gilda Uka është vetëm 3 vjeçe dhe vuan nga leucemi akute – Familja kërkon ndihmë

Nje tjeter rast i trishte qe duhet te na bashkoje si shqiptare qe jemi.

Vajza qe shihni ne kete foto, quhet Gilda Uka dhe është vetem 3 vjeçe e vuan nga leucemi akute.

Siç thonë edhe familjarët e vogëlushes, shanset që ajo të kurohet në Shqipëri janë pothuajse zero.

Familja Uka e ka të pamundur që t’i përballojë të gjitha shpenzimet e vetme dhe për këtë arsye kërkon ndihmën e shqiptarëve në mënyrë që të kenë mundësi t’iashpëtojnë jetën vajzës.

Një familjar shkruan për JOQ Albania:

Kjo esht mbesa ime Gilda Uka, ka 3 vjeç dhe është e sëmure me leucemi akute. Në Shqipëri mundësia për ta kuruar është pothuajse zero, për këtë kemi vendos që ta sjellim në Itali.

Duke qenë shtetase Shqiptarë edhe në Itali veshtersit janë shumë të mëdha, spitalet italian nuk u japin mundësi shtetasve extra UE per t’u kuruar njëlloj si të tjerët.

Per të filluar kurimin e Gildes duhen 30000€, pa numëruar kemiot që do fillojnë pastaj. Është një shumë që një familje shqiptare nuk mund ta përballoj e vetme. Për këtë po ju kërkoj, me dorën në zemër, të na ndihmoni me aq sa keni mundesi. Flm nese e shperndani.”

Loading...