Një tjetër skuadër spanjolle kërkon Jasir Asanin

Jasir Asani është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare, i cili dhuroi spektakël me paraqitjet dhe golat e tij në kualifikueset e Euro 2024. 28-vjeçari ishte basti i fituar i Sylvinhos, me shkupjanin që e nisi aventurën kuqezi në Varshavë përballë Polonisë.

Asani gjithashtu është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e tij në Korenë e Jugut, Gëangju. Por performancat e tij duket se do i japin fund aventurën së shkupjanit me këta të fundit. Pikërisht për shkak të paraqitjeve me kuqezinjtë, ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Në Spanjë pas Las Palmas një tjetër skuadër spanjolle është vënë në “gjurmët” e ish-it të Partizanit.

Është Celta Vigo që ka kërkuar informacion për “mëngjarashin” e kombëtares shqiptare. Siç duket merkatoja e janarit do të jetë e “zjarrtë’ për Asanin, i cili mund të nisë një aventurë të re në Europë, pas eksperiencave ë mëparshme europiane në Hungari, me skuadrën e Kisvarda dhe në Suedi, me “gjigantët” e AIK.

Sigurisht edhe vlerat e Asanit janë rritur dhe “Transfermarkt” e vlerëson shqiptarin me 1.2 milioënë euro dhe sigurisht që vlera e tij mund të rritet në ditët në vazhdim.

Loading...