Dy foshnje të sapolindura janë vrarë së bashku me 12 nëna dhe infermiere nga tre persona, të dyshuar si anëtarë të ISIS. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Tre persona të armatosur hynë në një ndërtesë të veshur si oficerë policie dhe hodhën granata si dhe qëlluan me armë.
Si pasojë u lënduan 15 persona, të cilët ishin burra, gra dhe fëmijë. Sulmuesit u qëlluan më vonë për vdekje. ISIS ka bërë shumë sulme në kryeqytetin afgan, prandaj dyshohet që ta ketë lidhje me këtë ngjarje.
Megjithatë organizata terroriste nuk ka pranuar ende se u fut në pavijon për të marrë disa jetë njerëzish. Ndërkohë talibanët kanë mohuar që të kenë lidhje me këtë ngjarje të réndë.
Loading...