Njerëz që vrapojnë kudo, ja kush është autori i sulmit në qendrën tregtare

Një 22-vjeçar danez u arrestua për sulmin me armë të ndodhur pasditen e kësaj të diele në një qendër tregtare në Kopenhagen të Danimarkës.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i policisë së kryeqytetit, që konfirmoi po ashtu se nga ngjarja ka disa viktima, por pa dhënë shifra.

Ai tha se motivet e ngjarjes nuk janë ende të qarta, por nuk përjashtoi terrorizmin. Ngjarja e rëndë ndodhi në Field, qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, e cila ka mbi 140 dyqane dhe restorante.

BBC sjell edhe dëshmitë e disa personave që ndodheshin në qendrën tregtare në momentin që nisën të shtënat. “Nuk e kuptoje çfarë po ndodhte, papritur shpërtheu paniku dhe kaosi gjithandej”, tha një dëshmitar.

Loading...