Njeriu i Berishës ngjitet me thikë te zyra e Bashës në dorë

Partia Demokratike ka nxjerrë në Facebook një video ku shihet një protestues në protestën e 8 janarit, me thikë në dorë, duke u ngjitur në zyrën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Në video shihet momenti kur ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Bashën nga zyra do ta nxjerrin me pekule, ndërsa në protestë shihet edhe thika.

“Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetëra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët”, thuhet në postimin e PD-së./albeu.com

Loading...