Njeriu më vjetër në botë, humb jetën

Në moshën 113 vjeçare, Masazu Nonaka ka ndërruar jetë.

Ai njihet si njeriu rekordmen i jetëgjatësisë, pra duke u njohur si njeriu më i vjetër në botë. Humbja e jetës së tij erdhi qetësisht nga shkaqe natyrore, sipas familjarëve të tij.

Rekordmeni lindi në 25 korrik të vitit 1905, e ndërsa gruaja e tij me të cilën kishte 5 fëmijë, 3 vajza dhe 2 djem, ndërroi jetë në vitin 1992.

Mbesa e tij shprehu trishtimin për humbjen e tij, e ndërsa konfirmoi se gjithçka ishte e papritur.

Nonaka hyri në librin Guinnes në prill të vitit të kaluar, e ndërsa sekreti i tij sipas mbesës së tij ishin zhytjet që bënte në ujra termale të nxehta.

Loading...