Njihuni me 7-vjeçarin që zbuloi 2 planete

Miguel është shkencëtari më i ri i NASA-s. Kështu njofton NASA në faqen zyrtare, ku tregon se 7-vjeçari ka marrë pjesë në zbulimin e dy planeteve. Prindërit e tij kanë treguar se Miguel ka treguar interes për hapësirën që kur ishte foshnje, duke arritur më në fund të identifikojë dy planetë të rinj, përtej sistemit diellor së bashku me babanë e tij.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se i mituri mori pjesë në projektin ‘Planet Hunters Tess’, në projekt amerikan shkencor , që synon të identifikojë planetë të rinj, përmes vëzhgimit të pamjeve nga teleskopë hapësinorë. Babë e bir u bashkuan me më shumë se 29,000 qytetarë-shkencëtarë që u bashkuan me nismën, duke arritur të identifikojnë planetë të reja.

Dy planetët e zbuluar nga “qytetarët shkencëtarë”, përfshirë djalin 7-vjeçar, janë dy planetë të gaztë të quajtur ‘Planet b’ dhe ‘Planet c’, që rrotullohen rreth një ylli të ndritshëm si dielli i vendosur rreth 352 vjet dritë larg.

Ky yll ka rreth të njëjtën masë si Dielli, por pothuajse 1.5 herë më i madh dhe pak më i ndritshëm. Planeti i parë është i ngjashëm me madhësinë e Neptunit, 3.4 herë më i madh se Toka dhe përfundon orbitën e tij rreth yllit në 12 ditë, ndërsa i dyti është 5.8 herë më i madh se planeti ynë dhe ka një periudhë orbitale e cila lëkundet midis 19 dhe 35 ditëve.

Loading...