Njihuni me amerikanin gjeni, 12-vjeç por mori diplomën e shkollës së mesme dhe të universitetit brenda një viti

Mike Wimmer, mbajeni mend këtë emër! Bëhet fjalë për një 12-vjeçar gjeni, i cili ka përfunduar studimet e gjimnazit dhe të universitetit. I mituri nga Karolina e Veriut, gjatë kohës së pandemisë, nuk u depresionua, apo nuk mori famë në Tik Tok, por mori mësime shtesë në shkollë.
Sipas mediave ndërkombëtare, 12-vjeçari është gati për tu diplomuar në shkollën e mesme dhe kolegj në të njëjtën javë. Mike, sipas mediave ndërkombëtare, do të diplomohet nga Kolegji Komunitar Rowan-Cabarrus më 21 maj dhe nga Shkolla e Mesme e Akademisë Concord më 28 maj.

Siç ai vetë ka rrëfyer, ka ndjekur mësimet në dy shkolla njëkohësisht kur kuptoi se me ritmin që po ndiqte, do t’i duheshin dhe pak punë për të marrë diplomën. Nëna e tij, për mediat u shpreh që ai nuk dorëzohet kurrë, qëllimet e tij i realizon.

Loading...