Ndërkohë që bota është duke u mbipopulluar, njihuni me burrin që ka ndihmuar në këtë gjë!
Ai ka 39 gra, 94 fëmijë, 14 reja, 33 nipër e mbesa dhe jeton në një shtëpi me 100 dhoma.
Nëse jeni shqetësuar ndonjëherë nëse keni hapësirë të pamjaftueshme për familjen tuaj, merrni kurajo nga 74-vjeçari Ziona Chana, burri me familjen më të madhe në botë.
Shtëpia, e cila ngjason me hotel, e familjes Chana është e vendosur në fshatin Baktawng në Indi.
Familja organizohet me disiplinë gati ushtarake nga gruaja më e vjetër e Zionas, e cila harton planet dhe oraret për punët e shtëpisë, gatimin dhe çdo gjë tjetër.
“Hoteli” i familjes Chana ka shkollën e vet, një shesh lojërash, punëtori zdrukthëtarie, fermë pulash dhe një kopsht perimesh aq të madh sa mjafton për të gjithë pjesëtarët e familjes.
Ziona Chana shprehet:
“Ndihem i bekuar nga Zoti! Ai më ka dhënë kaq shumë fëmijë dhe e konsideroj vetëm me fat që të jem burrë i 39-grave.”
Madje Ziona brenda një viti është martuar me 10 gra!
Familja jeton në paqe dhe askush nuk bezdiset nga njëri-tjetri, as gratë, por ato i kushtojnë vëmendje e kujdes të veçantë burrit të tyre.
Darka për familjen më të madhe në botë zakonisht përfshin 30 pula, 60 kg patate dhe 100 kg oriz.