Njihuni me konkurenten nga Vlora në PërPuthen

Alvisa, 25-vjecarja nga Vlora, banuese në qytetin e Tiranës është konkurrentja e 5-të e programit “Për’Puthen”.

Ajo është shumë sportive, ka pasion vrapin, basketbollin, sportin në përgjithësi. Alvisa menaxhon biznesin e saj privat në Tiranë.

Bukuroshja në fjalë u pikas menjëherë nga konkurrentet e tjerë meshkujt të cilët u munduan medoemos t’i tërhiqnin vëmëndjen Alvisës, por ai që e fitoi betejën e parë ishte Taulanti.

Në takimin e saj të parë 4-minutësh, ajo fton Taulantin dhe të dy përfshíhen shumë mes emocioneve duke prekur tema delíkate por síkleti dhe emocíoni i tepërt i Taulantit bëri që ky takim të ishte “më i keqi” i mundshëm dhe mbaroi ende pa filluar.

Alvisa me natyrën e saj të çiltër, shprehet se ka një pëlqim shumë të madh për meshkujt pozitiv, me energji pozitive dhe me humor, ndaj edhe përzgjedhja e saj për Taulantin ishte i kuptushëm.

Takimi i dyshes në fjalë u komentua gjatë në studio nga djemtë konkurrente, kjo vetëm për shkàkun e héshtjes së Taulantit gjatë takimit.

Loading...