Njihuni me modelen e markës së madhe botërore që po masakrohet nga njerëzit për shkak të pamjes (foto)

Gjatë ditëve të fundit, është folur shumë për Armine Harutyunyan, një modele armene 23-vjeçare, e cila është masakruar në rrjet për shkak të pamjes së saj.

Marka e njohur Gucci e mori si modele në pasarelën e udhëhequr nga Alessandro Michele, por komentet në rrjete sociale nuk ndaleshin.
Gjatë fundjavës, modelja u bë shënjestër e fyerjeve e komenteve negative në lidhje me pamjen e saj fizike dhe madje edhe fotot e rreme në të cilat ajo është portretizuar duke bërë përshëndetjen Romake para Altare della Patria.

Armina ishte në Berlin për të dëgjuar bandën e saj të preferuar. Një muaj më vonë, ajo informohet se ishte zgjedhur për të qenë pjesë e shfaqjes së Gucci. Është modelja e parë armene që sfilon për brand-in luksoz.

Armina vjen nga një familje artistësh, prandaj thotë se preferon të pikturojë shpesh apo të merret me ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike, të cilat janë edhe pjesë e punës së saj.

Gjithsesi, ajo është e hapur për të gjitha llojet e mediave dhe për modeling, të cilin nuk e ka braktisur edhe pas sfilatës së Gucci.

Por, për fatin e saj të keq, ajo u kthye në kryelajm botëror për pamjen e saj dhe na tregon edhe njëherë, se si rrjeti mund të të masakrojë dhe të shkatërrojë jetën.

Loading...