Terminali i Autobuzave Ndërqytetase 1 ZONA JUG dhe Durrës , (pranë Sheshit “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha) u inugurua më datë 20.12.2015 nga Kryetari i Bashkise Tiranë Z.Erion Veliaj në prani të përfaqesuesve të Linjave Ndërqytetase.
Terminali i Autobuzave Ndërqytetase 1 , manaxhon linjat e Autobuzave për udhëtarët e Zonës së Jugut dhe Durrësit.
Hyrja në Terminal lejohet vetëm për mjetet , të cilat janë të pajisura me Leje Transporti dhe Liçencë nga Bashkia e Tiranës / Bashkitë respektive , të vlefshme për linjën përkatëse ndërqytetase dhe me orare të përcaktuara.
Hyrja dhe dalja në terminal funksionon me sistem elektronik, survejuar me kamera 24 orë në 7 ditë të javës.
Në terminal :
Çdo ditë ka një fluks hyrje prej 450 -500 mjete transporti pasagjerësh , ku nga këta rreth 250 mjete kryejnë nisjen nga Terminali, (mbushen me pasagjerë dhe nisen nga Tirana në destinacionet përkatëse, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve shkarkojnë pasagjerët e rretheve përkatese brenda terminalit).
33 Linja Autobuzash Ndërqytetase
30 Vende stacionimi , ku çdo autobus pozicionohet sipas vendit të përcaktuar nga Drejtoria e Transporteve.
Çdo stacion/linjë është i identifikuar me Sinjalistikë Horizontale.
Linjat Ndërqytetase në Terminal janë:
Ballsh (me kalim nga Patosi) – 06:15,07:45,12:00,13:00,14:00,15:00,16:00
Ballsh(me kalim nga Fratari) – 14:30
Memaliaj – 14:00,15:00,16:45, 17:45
Tepelene – 07:00,11:00,13:00,14;00
Poliçan – 07:05,10:35,12:15,14:00
Sukth -07:20,08:00,09:30,11:00,12:00,13:0014:00,15:00,16:00,17:00,18:00,20:00
Shijak – 07;00,10;00,11:00,12:00,14;00,15;00,16:00,17,00
Roskovec – 12:15,14:15,05:15
Konispol – 09:30, 11:00
Permet – 05:30,06:30,07:30,08:15,09:00,11:30,12:30,14:00,15:30,17:00
Sarande/Breg – 06:15,21:00
Himare – 05:30, 07:30,08:30,12:30,13:00,18:00
Fratar – 14:30
Orikum – 10:00
Kavaje – 07:00,08:30,10:00,12:00,13:30,14:00,15:00,17:00
Peqin – 06:45,13:00
Divjake -06:00,07:00,08:00,09:00,10:00,11:30,13:10,14:45
Manze – 09:00,11:00,13:00,15:00
Sarande – 05;30,07:30,08;30,09:45,12:30,14:15,16;00,22;00,
Delvine – 07:30, 10;30,13:00,14:50
Rrogozhine -06:30,07:30,09:00, 13;00,14;00,15;00
Libohove – 05:45,13:00
Patos – 06:15,07:45,10:40
Kucove – 06;45,09;00,10:45,11:45,12:45,13:45,14:30,15:15,16:15,17:15
Ura Vajgurore – 11:00
Fier – 05:00-19:30 çdo gjysme ore
Gjirokaster- 05:00,06:45,08:00,09:00,10:00,12:00,13:00,14:30,15:30,18:30,20:30
Lushnje – 05:40-16;15 çdo gjysme ore
Berat – 05:40,06:30, 07:15,07:45,08:15,08:50,09:20,09:50,10:20,11:00,12:00,12:40, 13:10,13:40,14:10,14:40,15:10,15:40,16:15,17:00
Vlore – 05:00-17:30 çdo gjysme ore
Durres – 06:00-21:15 çdo 20 min çdo dite
Skrapar – 06;00,11:10,13:00,14:30,16;10
Cerrik- 13:50