Njihuni me policen më simpatike në botë (foto)

Kjo police e bukur dhe seksi ka fansa në të gjithë botën që luten që t’i vënë në pranga.

Diana Ramirez e njohur në mediat sociale si ‘policja më e bukur në botë’ – ka folur për karrierën e saj në luftën kundër krimit , duke thënë se është “e nderuar” që shërben në forcën policore.

Oficerja e policisë kolumbiane patrullon rrugët e Medellin – dikur konsiderohej qyteti më i rrezikshëm në botë – por thotë se nuk do të hiqte dorë nga puna e saj e përditshme për t’u bërë modele apo influencuese.

“Nëse do të kisha mundësi të zgjidhja sërish karrierën, nuk do të hezitoja dhe do të bëhesha sërish punonjës policie, sepse falë këtij institucioni jam kjo që jam”, tha ajo për JamPress për të vijuar: “I detyrohem policisë për gjithçka që ka bërë. Unë jam profesioniste dhe gruaja që jam sot”.
Ramirez nuk do të heqë dorë nga karriera e saj policore për t’u bërë një influencuese, por ajo zotëron një numët të konsiderueshëm ndekësish në rrjetin e saj social Instagram, ku shpesh poston foto të saj me uniformë.

Policia mahnitëse – e cila ka 393,000 ndjekës në Instagram – sapo është nominuar për Influencën e Vitit në Polici ose Ushtarake në Instafest Aëards, të cilat synojnë të njohin profesionistët që krijojnë përmbajtje dixhitale me një audiencë të madhe.

“Është një nder për mua të përfaqësoj policinë me këtë nominim”, tha Ramirez, e entuziazmuar nga ky dallim. “Ndihem shumë e lumtur sepse mediat sociale tregojnë punën dhe përkushtimin e të gjithëve që punojnë çdo ditë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një vendi më të mirë”.

Secila nga fotot e Ramirezit është e mbushur me komente nga meshkujt që shprehin admirimin e tyre për kukullën e policisë.

Loading...