Njihuni me qytetin madhështor të dritave për Krishtlindje (video)

Qendra e Taipeit është shndërruar për krishtlindje në një “bombë të vërtetë dritash”. Kryeqyteti i Tajvanit po shijon festivalin më të madh të dritave, të organizuar ndonjëherë për festat e fundvitit.

Atmosfera është magjike: 100.000 llampa LED janë përdorur për zbukurimet, në zonë njerëzit mund të shijojnë performanca live këngësh e vallëzimesh, ndërsa disa lloje ngjitësesh jepen falas.
Një projeksion madheshtor 3D, i quajtur “Galaxy Planet Adventure” shfaqet për 6 minuta çdo gjysmë ore, duke nisur nga ora 5 e 30 e pasdites, deri në 12 të natës.

Evente të shumta janë organizuar për kalendarin e krishtlindjeve, duke përfshirë ndër të tjera edhe personat e veshur si personazhe të famshëm që takojnë fëmijët, apo kremtime të grupeve të krishtera dhe atyre që përfaqësojnë njerëzit më pak të avantazhuar, me qëllimin të inkurajojnë kujdesin dhe bamirësinë për më të vobektit.

Deri në 1 janar, e gjithë qendra do të jetë e ndriçuar në këtë mënyrë, në një show gjigant dritash si pjesë e kremtimeve që tërheqin çdo vit një numër të madh vizitorësh, të cilët kanë mundësinë të shohin edhe instalacione artistike.

Tema e këtij viti ishte “hapësira dhe planeti”, ndërsa ngjyrat e preferuara për ndriçimin e asaj që e kanë quajtur “toka e krishtlindjeve”, kanë qenë e arta dhe ngjyra e trëndafiltë./Tch

Loading...