NJOFTIM PËR NDARJE NGA JETA TË MERJEME MATAJ
Kryesia e Shoqatës Kallarati njofton bashkëfshatarët e saj se, u nda nga jeta Merjeme Mataj, bashkëshortja e Salo Mataj, nëna e Fatmirit, Begos, Gëzimit, Astritit, Jenos e Lutmirës.
Varrimi bëhet në Kallarat sot në datën 24 shkurt 2020, ora 14:00.
Merjemja lindi më 7 maj 1934 në fisin Leskaj në Bolenë. U martua në Kallarat në fisin e dëgjuar Mataj me Salon. Merjemja ishte një grua zonjë e fisnike që gjithë jetën punoi me përkushtim duke dhënë kontributin e saj në familje e shoqëri. Së bashku me bashkëshortin e saj, Salon lindën, edukuan e arsimuan me sakrificë të madhe fëmijët e tyre, të denjë për shoqërinë.
Kryesia e Shoqatës Kallarati, i shpreh familjes, fëmijëve të saj dhe të afërmve ngushëllimet e sinqerta.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!