NJOFTIM I RËNDËSISHËM Ujësjellës-Kanalizime
Të dashur qytetarë!
Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje me intensitet të shiut mëngjesin e ditës së nesërme, e Mërkurë 16 Shkurt.
Ju bëjmë thirrje të shmangni parkimet e automjeteve qysh sot në darkë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme në rrugët dhe zonat nevralgjike, që njihen si me risk të lartë për përmbytje:
Në zonën “Albano&Romina”
Në rrugën e Bibliotekës Publike
Në zonën e Kishës Orthodhokse
Në zonën pranë Universitetit në “Skelë”
Në zona të tjera tashmë të njohura për rrezikun e përmbytjeve
Paralajmërimet e meteorologëve për shira me intensitet, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo problematikë që mund të keni, na shkruani mesazh në faqen tonë zyrtare në “Facebook”: Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlorë. Jemi në gatishmëri maksimale!